Milani me ofertë për blerjen përfundimtare të Dalot

AC Milan po mendon për transferimin permanent të Diogo Dalot.

Sport

09/06/2021 22:32

Dalot ishte njëri nga futbollistët më meritorë në kualifikimin e “Rossonerëve” në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Portugezi regjistroi 33 paraqitje ku shënoi dy gola dhe tre asistime.

Sipas “Calciomercato.com”, Milani ka propozuar Manchester United që t’ia zgjasin huazimin mbrojtësit edhe për një vit dhe pastaj të ketë një obligim për blerje në fund të huazimit, transmeton lajmi.net.

Por, ideja e huazimit është kundërshtuar nga Man Utd pasi ata nuk dëshirojnë ta huazojnë atë e pasataj ta shesin.

Nëse Milani dëshiron ta marrë Dalot, atëherë ata duhet të paguajnë rreth 16 milionë euro për portugezin./Lajmi.net/