Milani më në fund rikthen avantazhin me dy futbollistë më tepër në fushë

Milani ka arritur të rikthejë avantazhin në 3-2 ndaj skuadrës së Bolognës.

Sport

23/10/2021 22:34

Milan ishte në avantazh prej dy golave pas pjesës së parë, me golat e Leaos dhe Calabrias.

Në pjesën e dytë, Bologna e cila ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 20-të, arriti që të shokojë skuadrën e Milanit duke e barazuar rezultatin në 2-2 për tri minuta.

Në minutën e 58-të, mesfushori Soriano u ndëshkua me të kuq, çka bëri që skuadra vendase të jetë me dy futbollistë më pak.

Vendasit rezistuan deri në minutën e 83-të mirëpo më në fund Milani realizoi golin e tretë, nëpërmjet Ismael Bennacer i cili realizoi një gol të bukur nga distanca për rezultatin 3-2. /Lajmi.net