‘Milani ka sulmin më të mirë në Serie A’

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi është i bindur se skuadra e tij posedon sulmin më të mirë në Kampionatin italian.

Sport

22/09/2014 22:52

Inzaghi ka thënë se Milani posedon sulmin më të mirë në Serie A, pasi ka lojtarë të kualitetit të lartë në fazën ofanzive.

“Unë kam shtatë sulmues dhe jam paksa i llastuar për zgjedhjet. Ne kemi sulmin më të mirë në Serie A, duke përdorur shigjetat që kemi në harkun tonë”.

“Gjithashtu, kam disa opsione të mira për mesfushën. Marco Van Ginkel shihet si lojtar me kualitet të lartë dhe është duke luajtur mirë”, tha Inzaghi në konferencë për shtyp para ndeshjes me Empolin.

Rosonerët udhëtojnë nesër në Empoli për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të Serie A, para se të përballen të dielën kundër Cesenës.