Milani interesohet për Perisic të Interit

Milan ka shprehur interesim për anësorin e Interit, Ivan Perisic.

Sport

13/04/2022 17:42

33-vjeçari ende nuk po rinovon me “zikaltrit” dhe kontrata e tij i skadon në vitin 2023.

Përkundër interesimit, ende nuk është diskutuar në mes të klubeve për lojtarin që akoma po shihet si pjesë e rëndësishme e skuadrës së Inzaghit, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me Interin, Perisic ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 28 paraqitje. /Lajmi.net/