Milani e rikthen legjendën në bordin drejtues

Zvonimir Boban mund të bashkohet me Paolo Maldini si drejtor i ri sportiv i Milanit, sipas Corriere della Sera.

Sport

05/06/2019 10:25

Kroati ishte pjesë e ekipit triumfues të ‘Rossonerëve’ nga viti 1991 deri në 2001, duke u pensionuar pas një sezoni te Celta Vigo.

Ai punoi si një ekspert në Itali dhe Kroaci, por në vitin 2016 u emërua Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s, transmeton lajmi.net.

Maldini pritet të pranojë rolin e drejtorit teknik, duke e lënë atë të drejtorit sportiv për Boban.

Do të ishte pjesë e transformimit të premtuar nga CEO i Milan, Ivan Gazidis, pasi Leonardo dhe Gennaro Gattuso u larguan. /Lajmi.net/