Milani e mposht Interin, ia merr Giroudin?

AC Milan po konsideron seriozisht transferimin e Oliever Giroud, si alternativë e Zlatan Ibrahimovic.

Sport

22/11/2019 11:18

Sky Sport Italia, raporton se Milan po kërkon një sulmues në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Rossonerët kanë pasur si opsion të parë Zlatan Ibrahimovicin, por një marrëveshje mes palëve duket e largët.

Alternativa më e mirë pas Ibra për Milanin, është Oliver Giroud.

Për Giroud interesim ka shprehur edhe Inter dhe Borussia Dortmund.

Giroud 33 vjeçar, pritet të largohet nga Chelsea në janar, ndërsa kërkon një skuadër ku do të ketë më shumë minuta, për të qenë gati për EURO 2020./Lajmi.net/