Milani e kërkon Osimhen, përkundër klauzolës së lartë të lojtarit
Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.
Sport
Përkundër klauzolës së lartë të largimit dhe konkurrencës së madhe me ekipet e tjera, “kuqezinjtë” nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen, transmeton lajmi.net.
Futbollisti ka shkëlqyer këtë sezon me napoletanët dhe për rrjedhojë ka ngjallur interesimin e disa prej ekipeve më të mëdha evropiane.
Klauzola e lirimit të lojtarit është hiç më pak se 110 milionë euro, ndërsa në garë për nigerianin janë Arsenali, Manchester United dhe Barcelona. /Lajmi.net/