‘Milani e dëshiron Ligën e Kampionëve’
Lojtari i Milanit, Nigel de Jong ka thënë se synimi kryesor i skuadrës së tij për këtë sezon, është që të përfundojë në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sport
De Jong ka thënë se synimi kryesor i tij me skuadrën e Milanit për këtë sezon, është që të radhiten në tabelën e Serie A, në vendin që do t’i dërgojë ata në Ligën e Kampionëve.
“Synimi im kryesor me Milanin në këtë sezon është që të arrijmë Ligën e Kampionëve”, tha De Jong në një konferencë në Dubai.
“Ky është vendi që i takon Milanit dhe është gjëja kryesore për të cilën do të luftojmë gjatë këtij viti”, përfundoi mesfushori holandez.