Milani del “kokëulur” nga takimi me Udinesen, humbja i rrezikon zonën Champions
Milani ka pësuar humbje kundër Udineses, në takimin e vlefshëm për xhiron e 27-të në Serie A. “Kuqezinjtë” humbën 3:1 nga Udinese në stadiumin “Dacia Arena”, shkruan lajmi.net. Pereyra hapi serinë e golave në minutën e nëntë duke kaluar vendasit në epërsi. Zlatan Ibrahimoviq barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e tretë shtesë, gol i…
Sport
Milani ka pësuar humbje kundër Udineses, në takimin e vlefshëm për xhiron e 27-të në Serie A.
“Kuqezinjtë” humbën 3:1 nga Udinese në stadiumin “Dacia Arena”, shkruan lajmi.net.
Pereyra hapi serinë e golave në minutën e nëntë duke kaluar vendasit në epërsi.
Zlatan Ibrahimoviq barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e tretë shtesë, gol i cili e bëri 41-vjeçarin golashënuesin më të vjetër në historinë e Serisë A.
Beto i nikoqirëve riktheu epërsinë 2:1 në minutën e pestë shtesë, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Goditjen e tretë dhe të fundit “Rossonerëve” ua dha Ehizibue me golin e minutës së 70-të.
Me këtë humbje, Milani renditet i katërti me 48 pikë, vetëm një më shumë se Roma që zë vendin e pestë dhe ka një takim më pak. Ky ishte takimi i katërt radhazi pa fitore për Milanin në të gjitha garat.
Udinese ngritet në pozitën e tetë me 38 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/