Milani arrin marrëveshje me Lille për transferimin e Renato Sanches
Milani ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e mesfushorit Renato Sanches.

Sport
Të paktën kështu raportojnë mediet italiane, me Corriere dello Sport në krye, ku shtojnë se portugezi do t’u kushtojë “kuqezinjve” rreth 17 milionë euro.
Ditë më parë u raportua se edhe lojtari është pajtuar në parim për një lëvizje në “San Siro”, duke e mposhtur kështu Arsenalin në konkurrencë për shërbimet e lojtarit.
Pos Milanit e Arsenalit, të interesuar për mesfushorin ishin edhe Manchester United dhe Barcelona, por duket që futbollisti tashmë e ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.
Sanches ishte një ndër lojtarët më premtues pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2016, por lëndimet ia pamundësuan ta tregojë kualitetin e tij të vërtetë.
Tashmë kur kalvari i dëmtimeve duket se ka ngelur pas futbollisti është, dalëngadalë, duke e rigjetur formën e dikurshme. /Lajmi.net/