Milan zhgënjen Man Cityn dhe PSG-në
Milan raportohet se synon të mbajë Ismael Bennacer në ‘San Siro’, pasi Ralf Rangnick e shikon atë si një lojtar të domosdoshëm për të ardhmen e klubit.

Sport
Në ditët e fundit, e ardhmja e Bennacer është diskutuar shumë në mediet italiane, duke u lidhur me skuadra si PSG dhe Manchester City.
La Gazzetta dello Sport pretendon se algjeriani do të qëndrojë, pasi Rangnick e ka identifikuar mesfushorin si një nga gur themelet e skuadrës, rreth të cilit do të dëshironte të fillonte ndërtimin e mesfushës së re te Milan.
Mesfushori 22 vjeçar është transferuar te Milan verën e kaluar nga Empoli për 16 milionë euro, dhe deri më tani ka regjistruar 20 ndeshje në Serie A.
Bennacer gjithashtu është paraqitur 22 herë edhe për Kombëtaren e Algjerisë./Lajmi.net/