Milan vjen me dy transferime nga Real Madrid

Pas zyrtarizimit të trajnerit, Milan ka filluar të mendojë për afrimet këtë verë.

Sport

20/06/2019 22:42

‘Rossonerët’ të mërkurën kanë zyrtarizuar në krye të bankinës ish trajnerin e Sampdorias, Marco Giampaolo, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Dy prurjet e para të Giampaolos në ‘San Siro’, pritet të vijnë nga Real Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se Milan po kërkon dy lojtarë të Real Madridit, të cilët nuk kanë vend në formacionin e Zinedien Zidane, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për Dany Ceballos dhe Mariano Diaz, të cilët janë në kërkim të një skuadre të re.

Raportohet se tashmë ka pasur takime mes Milanit dhe drejtuesve të Real Madridit./Lajmi.net/