Milan vendos për të ardhmen e Leaos

Sulmuesi Rafael Leao do të mbetet në Milan.

Sport

31/07/2021 23:33

Leao është lidhur gjatë ditëve të fundit me një largim nga Milani, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi kishte pasur interesim nga ekipe si Wolverhampton, Marseille dhe Dortmund.

Sipas, ‘Milan News’, ‘Rossonerët’ kanë vendosur ta mbajnë në ekip futbollistin e tyre.

Gjiganti italian e kishte në listën e shitjeve portugezin, por duket se kanë ndërruar mendje dhe trajneri Stefano Pioli llogarit në të për sezonin e ri.

22-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/