Milan – Torreira, ky është lajmi i fundit

Burimet e Telegraph i kanë thënë gazetës se objektivi i Milan Lucas Torreira është 'i lumtur' në Arsenal dhe nuk kërkon të largohet.

Sport

25/06/2019 18:55

Raportet në Itali janë të përhapura që Torreira dëshiron të lidhet përsëri me trajnerin e ri të Milanit, Marco Giampaolo, me të cilin punoi në Sampdoria.

Megjithatë, The Telegraph citoi një burim të paidentifikuar ku mohoi tërësisht këto zëra, përcjell lajmi.net.

Ata gjithashtu zbuluan se kjo është e pakuptimtë, pasi Torreira është duke vazhduar kursin për të mësuar gjuhën angleze.

Megjithatë, ky burim pranon se 23-vjeçari është një ‘prioritet’ për ‘Rossonerët’.

Torreira u bashkua me Arsenalin nga Samp verën e kaluar në një marrëveshje që kushtoi 30 milionë euro dhe luajti 50 herë në edicionin 2018/19, duke u bërë i preferuari i tifozëve dhe duke arritur në finalen e Ligës së Evropës. /Lajmi.net/