Milan të interesuar për Hazard

Eden Hazard mund të përfundojë në Serie A, pas një aventure jo të mirë te Real Madridi.

Sport

30/03/2022 11:40

Ylli belg, Eden Hazard është duke humbur veten te Real Madrid, ku nuk ka plotësuar as gjysmën e pritshmërive që ishin ndaj tij.

Gjithsesi, Hazard gëzon ende pëlqim nga disa skuadra të mëdha, dhe sipas ‘Sport’, një nga to është skuadra e Milan, transmeton lajmi.net.

Belgu nuk po ka minutat e tij në dispozicion dhe mund të jetë i hapur për largim gjatë verës.

Milan janë gati të shqyrtojnë edhe dy lëvizje të tjera përveç Hazard, nga skuadra e Real Madrid.

‘Rossoneri’ duan ta bëjnë permanente lëvizjen për Brahim Diaz, si dhe të interesohen për Luka Jovic. /Lajmi.net/