Milan të gatshëm ta shesin Suson

Skuadra e Milanos është e gatshme që të heq dorë nga ylli i skuadrës, Suso.

Sport

14/06/2019 20:00

‘Rosonerët’ po hetohen nga UEFA për shkelje të rregullave financiare dhe janë në nevojë që të sigurojnë sa më shumë të ardhura.

Kjo është njëra nga arsyet pse Milano është e gatshme që ta lirojë Suson, nga i cili do të mund të fitonte rreth 40 milionë euro.

Atletico Madrid është destinacioni i mundshëm i lojtarit, sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Suso ka edhe tri vite kontratë me Milanon, por skuadra nuk besohet se do t’ia dal ta mbajë në skuadër yllin spanjoll.

30 qershori është afati i fundit që Milan duhet t’i sigurojë të ardhurat për  t’i shpëtuar dënimit të UEFA. /Lajmi.net/