Milan synon dyshen e Arsenal – Xhaka drejt ‘San Siro’

Skuadra e Milan është duke u interesuar për dy lojtarë të Arsenal.

Sport

11/11/2019 17:17

‘Rosoneri’ janë duke planifikuar që të rinovojnë repartin e mesfushës dhe tashmë ata kanë dy emra në listën e tyre të dëshirave.

Granit Xhaka dhe Lucas Torreira janë dy emrat që pëlqehen nga Milan, bën të ditur ‘Tuttomercatoweb’, transmeton lajmi.net.

Torreira ka regjistruar vetëm katër paraqitje në Premierligë këtë edicion. Situata e tij nuk është aq e mirë, duke favorizuar kështu Milanin.

Xhaka në anën tjetër ka prishur raportet me tifozët si dhe ka humbur shiritin e kapitenit.

Merkatoja e janarit pritet ta gjej Xhakën në ‘San Siro’. /Lajmi.net/