Milan shumë afër Ceballos, kjo është oferta e nisur drejt Madridit

Milan është shumë afër që të sigurojë shërbimet e yllit të Real Madrid, Dani Ceballos.

Sport

30/06/2019 14:59

Ceballos i cili aktualisht po aktivizohet me skuadrën kombëtare të Spanjës U-21, ku sonte luan finalen kundër Gjermanisë, po pëlqehet shumë nga Milano.

‘Rosonerët’ do të ofrojnë 5-8 milionë euro për dy vite huazim për lojtarin, me mundësi blerjeje për 32-35 milionë euro, raporton ‘Sportmediaset’ transmeton lajmi.net.

Real Madrid në anën tjetër po insiston që të ketë klauzolë për të drejtën e riblerjes, dhe palët duket se janë gati të arrijnë marrëveshje.

Ceballos ka shkëlqyer edhe në paraqitje e tij me Spanjën U-21 dhe do të ishte ndihmë e madhe për Milanon. /Lajmi.net/