Milan shpreson në rikthimin e Ibrahimovic, shtatë vite pasi ai u largua nga ‘San Siro’

Zlatan Ibrahimovic është lojtari që po lidhet me një rikthim të mundshëm në Serie A.

Sport

04/11/2019 15:52

Skuadra e Bologna është ajo që ka hapur bisedimet me lojtarin, por, duket se synim për shërbimet e tij ka edhe Milan.

‘Marca’ shkruan se ‘Rosoneri’ janë të interesuar të rikthejnë Ibrahimovic në ‘San Siro’, gjatë merkatos së janarit, transmeton lajmi.net.

Ylli suedez pritet të largohet nga SHBA kur kontrata e tij me LA Galaxy të skadojë.

Ibra ndihmonte Milan që të fitonte Serie A në sezonin 2010/2011, para se të largohej nga skuadra, shtatë vite më parë.

Një tjetër skuadër e Serie A që lidhet me emrin e Zlatan Ibrahimovic është ajo e Napoli. /Lajmi.net/