Milan rikthen interesimin për Torreira

Skuadra e Milan ka ringjallur interesimin për yllin e Premierligës.

Sport

06/04/2020 23:00

Milan do të interesohet që në merkaton e verës të transferojë lojtarë për repartin e mesfushës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Milan janë gati që të rishfaqin interesimin për yllin e Arsenal, Lucas Torreira, transmeton lajmi.net.

Mesfushori nga Uruguai është lidhur me Milan edhe gjatë verës së kaluar dhe nuk ka qenë gjithmonë i rregullt në formacionin e ‘Gunners’ këtë vit.

Milan akoma nuk ka nisur ndonjë ofertë zyrtare për lojtarin, por pritet që këtë ta bëjë kur merkatoja të hapet.

Torreira edhe më parë ka shprehur dëshirën që të kthehej përsëri në Itali, duke thënë se jeta atje është më e mirë. /Lajmi.net/