Milan refuzon ofertën e PSG për Paqueta

Paris Saint Germain ka dështuar në tentimin e parë për transferimin e Lucas Paqueta.

Sport

24/01/2020 18:31

PSG ka bërë tentimin e parë drejt transferimit të brazilianit të Milan, Lucas Paqueta.

Paqueta ka bërë të ditur se kërkon largimin nga Milan, qoftë edhe për t’u rikthyer në Brazil, dhe Milan janë pajtuar me këtë gjë.

‘Rosoneri’ janë shprehur të gatshëm që të lirojnë lojtarin edhe në formë huazimi, madje duke i paguar një pjesë të pagës, por kur oferta e PSG erdhi, ata vepruan befasishëm.

Mediet italiane bëjnë të ditur se Milan ka refuzuar 20 milionë euro nga PSG, për Paqueta, transmeton lajmi.net.

Milan kishte paguar 35 milionë euro për kartonin e Paqueta dhe duket se nuk preferon të mbes në humbje të madhe. /Lajmi.net/