Milan publikon rezultatin e testeve për COVID-19 para ndeshjes me Cagliarin
Skuadra e AC Milan do ndeshet me Cagliarin në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.
Sport
Pas lajmit se Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kishin rezultuar pozitivë, skuadra e Milanit ishte vënë në alarm, flitej se edhe ndeshja ndaj Cagliarit mund të mos zhvillohej, pasi që lojtarët kishin pasur kontakt me skuadrën, transmeton lajmi.net.
Sipas “SkySportItalia”, tani, pas një testimi të dytë, e gjithë skuadra e Milan, ka rezultuar negative.
“Rossonerët” janë nisur për në ishullin e Sardenjës ku do të ndeshen me skuadrën e Cagliarit.
Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 20:45./Lajmi.net/
ULTIM’ORA MILAN
Tutti negativi i tamponi Covid-19
La squadra è in partenza per Cagliari#SkySerieA #SerieA #SkySport #CagliariMilan #Cagliari #Milan pic.twitter.com/AnaQQjCssc— skysport (@SkySport) January 18, 2021