Milan po punon për rinovimin e Tomorit

Gjiganti italian, Milan po punon për rinovimin e Fikayo Tomori.

Sport

05/06/2022 15:06

Milani po punon për rinovimet e kontratave me disa prej lojtarëve, pavarësisht se nuk janë afër skadimit të tyre.

Një prej tyre është mbrojtësi Fikayo Tomori, anglezi ka marrëveshje me ‘kuqezinjtë’ deri më 30 qershor 2025, por pritet të qëndrojë edhe më gjatë, përcjell lajmi.net

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, bisedimet me qendërmbrojtësin janë në fazë të avancuar ai pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 me një rritje page, deri në 3.5 milionë euro.

Tomori iu bashku ‘Rossonerëve’ në vitin 2021 nga Chelsea, për 28 milionë euro./Lajmi.net/