Milan pëson goditje për Torreiran

Skuadra e Milanos ka pësuar një goditje të rëndë në ndjekjen e mesfushorit të Arsenal, Lucas Torriera.

Sport

16/06/2019 14:43

Më herët gjatë ditës, ‘Corriere dello Sport’ ka raportuar për interesimin e Milanos për Torreira, dhe mundësinë e shkëmbimit me Franck Kessie.

Mesfushori uruguaian pëlqehet shumë nga Marco Giampaoli që pritet ta marrë drejtimin e ‘Rosoneri’ gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithsesi, ‘Sky Sport Italia’ ka paralajmëruar se Arsenal do të refuzojnë ta shesin 23 vjeçarin, duke këshilluar që Milan të shohin diku tjetër për mesfushën.

Është ylli i Sassuolo, Stefano Sensi njëri nga emrat që përmendet si alternativë për mesfushën. /Lajmi.net/