Milan përgatit ofertën për Berardi
Domenico Berardi është lojtari i radhës në listën e dëshirave të Milan.

Sport
Sulmuesi italian pëlqehej nga Milani edhe gjatë merkatos së janarit, por ‘Rossoneri’ nuk arritën të gjejnë marrëveshje me Sassuolon.
Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Milan së shpejti do të takohen përsëri me Sassuolo për të diskutuar të ardhmen e Berardi, transmeton lajmi.net.
Problemi i madh mund të jetë te pjesa që Milan kërkon lojtarin në formë huazimi.
Sassuolo vlerësojnë kartonin e Berardi me 30 milionë euro, por Milan nuk mund të ofrojnë aq shumë.
Milan është edhe pas emrave si Marco Asensio e Paulo Dybala. Origi shihet si punë e kryer. Dybala larg. /Lajmi.net/