Milan përgatit kontratën e re për Giroud

Milan do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit francez, Olivier Giroud. Olivier Giroud është dëshmuar si pjesë kyçe e skuadrës së Milan, që kur arriti në ‘San Siro’ vitin e kaluar. Sipas mediave italiane, Milan do t’ia shpërblejë këtë angazhim yllit të tyre, duke i ofruar rinovim kontrate. Milan duan ta shtyjnë kontratën për një vit,…

Sport

28/09/2022 10:51

Milan do t’i ofrojë rinovim kontrate sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Olivier Giroud është dëshmuar si pjesë kyçe e skuadrës së Milan, që kur arriti në ‘San Siro’ vitin e kaluar.

Sipas mediave italiane, Milan do t’ia shpërblejë këtë angazhim yllit të tyre, duke i ofruar rinovim kontrate.

Milan duan ta shtyjnë kontratën për një vit, pra deri në vitin 2024.

Giroud ka bërë maksimumin në një kohë kur Ibrahimovic, Rebic e Origi janë të lënduar.

Në shtatë ndeshjet e para këtë sezon, Giroud ka gjetur katër herë golin, si dhe ka dhënë një asist. /Lajmi.net/