Milan përgatit kontratë të re për Piolin

AC Milan është duke negociuar që t'ia rinovojë kontratën trajnerit Stefano Pioli pas një sezoni të mirë në 20 vitet e fundit.

Sport

04/10/2021 19:59

“Rossonerët” renditën në pozitën e dytë në Seria A me 19 pikë, që është nisja më e mirë që nga sezoni 2003/04, shkruan lajmi.net.

Fitorja 3-2 ndaj Atalanta i rriti besimin skuadrës italiane.

Sipas MilanNews, klubi është i lumtur me paraqitjet dhe gati që të nisin negociatat për kontratën e re të Piolit.

Kontrata momentale i skadon në fund të sezonit, derisa regjistron 56 fitore, 23 barazime dhe 18 humbje që nga viti 2019.

Pioli ndërkohë edicionin e fundit përfundoi me Milanin në pozitën e dytë, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë viteve./Lajmi.net/