Milan pas Miranchuk

Milan janë vënë pas Aleksei Miranchuk.

Sport

03/07/2020 23:59

Ylli i skuadrës së Lokomotivës së Moskës, Miranchuk, është ai që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Milan.

Sipas disa raportimeve, Miranchuk është në planet afatgjate të ‘Rosoneri’, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit organizues,  dhe tashmë ka 25 paraqitje me kombëtaren e Rusisë.

Kontrata e tij me Lokomotivën e Moskës skadon në qershor të vitit 2021.

Këtë sezon, Miranchuk ka kontribuuar në 13 gola dhe pesë asistime, në 27 ndeshje kompetitive, përfshirë dy gola në katër paraqitjet në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/