Milan pas lojtarit që e largoi Juventusi

Milan është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.

Sport

13/11/2019 15:53

Agjenti i italianit, Mino Raiola ka kontaktuar me gjigantët italianë për të diskutuar për ndonjë marrëveshje të mundur.

Kean ka luajtur edhe më herët në Seria A te gjiganti Juventus, me të cilët fitoi titullin e kampionit.

Këtë sezon është transferuar te klubi anglez, me të cilët ka luajtur vetëm dy ndeshje në formacionin e parë dhe ende nuk e ka gjetur rrugën drejt golit.

Transferimi i tillë mund të ndodhë gjatë afatit dimëror, në mënyrë që t’i ndihmojë “rosonerëve” për t’u rikthyer në formën e duhur. /Lajmi.net/