Milan pas Jordan Veretout

Gjiganti italian, Milan janë pas mesfushorit të Romës, Jordan Veretout.

Sport

16/04/2022 20:54

Jordan Verteout ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2024, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Kjo pasi lojtari nuk po e gjen vetën në formacionin startues të Jose Mourinhos.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Milan kanë shfaqur interesim për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Ata janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të marrë shërbimet e francezit.

Në garë për Jordan janë edhe Tottenham Hotspur, Monaco dhe Olympique Marseille./Lajmi.net/