Milan pas Douglas Luiz
Milan po mendon për një mesfushor defensiv.

Sport
Skuadra ‘Rossoneri’ përveç fazës ofensive, duket se e sheh të nevojshëm edhe një intervenim në mesfushë.
Lojtari i Aston Villa, Douglas Luiz është një nga lojtarët që është në listën e dëshirave të Milan, transmeton lajmi.net.
Sipas ‘UOLEsporte’, anglezët e vlerësojnë lojtarin me 35 milionë euro.
Milan ka bërë disa pyetje për lojtarin, por nuk ka dërguar ofertë zyrtare tek Aston Villa.
Mbetet të shihet nëse ‘Rossoneri’ mund të sigurojnë shërbimet e lojtarit. /Lajmi.net/