Milan nis bisedimet për Ibrahimovic

Milano ka hapur bisedimet me Zlatan Ibrahimovic për një rikthim të mundshëm të veteranit.

Sport

21/11/2019 09:03

Sky Sport Italia dhe ANSA raportojnë që Milani ka folur me Mino Raiola rreth mundësisë për të rikthyer Ibrahimovic për herë të parë të mërkurën.

Suedezi do të largohet nga LA Galaxy kur skadon kontrata e tij muajin tjetër, dhe ‘Kuqezinjtë’ kanë dëshirë të forcojnë skuadrën e tyre në janar pas një fillimi të dobët të sezonit, transmeton lajmi.net.

Megjithëse kërkesat e tij që përshkruhen si “shumë të larta”, transmetuesi beson se klubi është i përgatitur t’i ofrojë atij një kontratë 18-mujore.

38-vjeçari shënoi 56 gola në 85 ndeshje për Milanin midis viteve 2010 dhe 2012, duke fituar një Scudetto në edicionin e tij të parë.

Më shumë bisedime midis dy palëve pritet të ketë në ditët në vijim, megjithëse ANSA mendon se Bologna është ende e interesuar. /Lajmi.net/