Milan në verë transferon falas yllin e Dortmund

AC Milan po shqyrton mundësinë e blerjes së Mario Gotze si transferim të lirë këtë verë me gjermanin që raportohet se dëshiron të transferohet në Itali.

Sport

25/03/2020 21:37

Vendi i Gotze në Borussia Dortmund ka rënë dhe atij i është dashur shpesh që të ulet në stol me lojtarët si Jadon Sancho, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt që janë zgjedhur përpara tij, transmeton lajmi.net.

27-vjeçari, i cili u bashkua me Borussia Dortmund në vitin 2016 pas tre viteve te rivalët Bayern Munich, tani mund të largohet nga ‘Signal Iduna Park’ për herë të dytë.

Marrëveshja aktuale e mesfushorit sulmues do të skadojë gjatë verës dhe AC Milan janë midis admiruesve të tij, sipas Corriere dello Sport. /Lajmi.net/