Milan në pritje të Origi – zbulohen detajet e kontratës

Milan është çdo ditë e më afër zyrtarizimit të transferimit të Origi.

Sport

19/06/2022 19:30

Sulmuesi belg i ka dhënë fund aventurës së tij me Liverpool dhe është afër marrëveshjes me skuadrën e re.

Tash e sa kohë, çështja e transferimit të Divock Origi te Milan shihet si punë e kryer, por zyrtarizimi mungon.

Te Milan janë në pritje të lojtarit, kurse mediat italiane kanë zbuluar edhe detaje të kontratës, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi do të firmosë një kontratë katërvjeçare dhe do të ketë një pagë prej 3.5 milionë eurove për vit.

Lojtari pritet të jetë nga lojtarët bartës të repartit të sulmit te skuadra e Milan. /Lajmi.net/