Milan në negociata të avancuara për nënshkrimin e Berardi
Domenico Berardi me shumë gjasë do të jetë lojtar i Milan pas fundit të këtij sezoni.

Sport
Sulmuesi i kombëtares së Italisë dhe skuadrës së Sassuolo, Berardi vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Milan.
Mediat italiane tashmë raportojnë se ‘Rossoneri’ janë në negociata të avancuara për të nënshkruar me italianin, përcjell lajmi.net.
Çmimi që Sassuolo kërkon për kartonin e Berardi sillet rreth 30 milionë eurove.
Milan janë në bisedime të avancuara me skuadrën ‘Neroverdi’ dhe gjithçka pritet të finalizohet me sukses.
Anash Domenico Berardi, Milan po synon transferimin edhe të Sven Botman e Divock Origi. Ky i fundit shihet punë e kryer. /Lajmi.net/