Milan në kërkim të një zëvendësuesi për Kjaer – shënjestrohet mbrojtësi i Chelsea

Milan janë vënë në kërkim të një lojtari për qendrën e mbrojtjes.

Sport

08/12/2021 16:47

Simon Kjaer ishte një nga lojtarët kyç të Milan sezonin e kaluar por edhe këtë fillim sezoni, derisa danezi pësoi një dëmtim.

Forma e mirë e Kjaer bëri që ai të ishte edhe në listën e ngushtë për Topin e Artë, megjithatë, Milan tashmë nuk mund të kalkulojë në të, si pasojë e lëndimit.

‘Rossoneri’ po kërkojnë një zëvendësues për Kjaer dhe ‘Sky Sport’ ka zbuluar disa nga emrat që shihen si opsione, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i Chelsea, Andreas Christensen është në mesin e lojtarëve të përmendur, por edhe Malang Sarr është aty.

Si opsion shihet edhe lojtari i skuadrës së Lille, Sven Botman që në Ligue 1 ka bërë mjaft mirë. /Lajmi.net/