Milan në garë me Man City e Tottenham për talentin e Monacos
Tri skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas talentit të Monaco.

Sport
Skuadra e Milan ka hapur negociatat me Monaco, për talentin e skuadrës së tyre, Mamadou Coulibaly, i cili krahasohet me Eduardo Camavinga të Real Madrid.
‘Rossoneri’ mund të nënshkruajnë me lojtarin si transferim të lirë gjatë verës, pasi francezi nuk ka kontratë profesionale me Monaco, përcjell lajmi.net.
Për shërbimet e Coulibaly duhet të paguhet vetëm shuma e stërvitjes.
Gjithsesi, sipas mediave italiane, Milan ka hasur në kompeticion të fortë për lojtarin, pasi edhe Manchester City e Tottenham Hotspur janë pas tij.
Mbetet të shihet nëse ndonjëra skuadër do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e talentit francez. /Lajmi.net/