Milan mund ta transferojë Asension për 20-25 milionë euro
Skuadra e Milan vazhdon të jetë e lidhur me transferimin e Marco Asensio.

Sport
Ylli spanjoll i Real Madrid, Asensio është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe duket se nuk ka vullnet për rinovim me ‘Los Blancos’.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Real Madrid nuk dëshiron ta humb lojtarin si transferim të lirë, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2023, transmeton lajmi.net.
Kështu, ‘Mbretërit’ do të dëgjojnë ofertat për anësorin që luan me të majtën.
Thuhet se raportet e mira mes Milan dhe Real Madrid mund të bëjnë që një marrëveshje të arrihet për 20/25 milionë euro.
Përveç Asensio, Milan është duke punuar edhe për Hakim Ziyech dhe Paulo Dybala. Mbetet të shihet cila nga alternativat do të finalizohet. /Lajmi.net/