Milan mes dy alternativave: Marco Asensio apo Hakim Ziyech

Milan janë në dilemë se çfarë lëvizje të bëjnë në merkato.

Sport

26/06/2022 22:38

Skuadra ‘Rossoneri’ po interesohet për një lojtar që mund të mbulojë krahun e djathtë të fazës ofensive.

Sipas raportimeve të fundit, Milan ka dy emra në listën e ngushtë të dëshirave, përcjell lajmi.net.

Marco Asensio i Real Madrid dhe Hakim Ziyech janë dy dëshirat, që po ashtu janë edhe goxha të mundshme për ‘Rossoneri’.

Megjithatë, krerët e klubit nuk kanë vendosur akoma se cilën lëvizje duhet ta bëjnë.

Ziyech mund të sigurohet me një formë huazimi këtë sezon, për të kompletuar blerjen në sezonin tjetër.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Milan. /Lajmi.net/