Milan merr malin – pas interesimit të ‘Investcorp’ duan të ndërtojnë stadiumin vet, pa Interin
Interesimi i ‘Investcorp’ për të blerë Milanin ka rritur egot e skuadrës.

Sport
Milan ka filluar të ëndërrojë si skuadra më e pasur në Itali, pas interesimit të shfaqur nga gjiganti ekonomik i Bahreinit.
Sipas ‘Repubblica’, Milan po planifikojnë ta ndërtojnë stadiumin vet, pa Interin, përcjell lajmi.net.
Milan dhe Inter tash e tri vite planifikojnë ndërtimin e stadiumit të ri, por për projektin ka pasur shumë vonesa.
Thuhet se nëse projekti i ri do të vonohet ose lihet anash, Milan do të shqyrtojnë opsionin për të nisur punët vet.
Milan, nën pronësinë e ‘Investcorp’ synon të ketë edhe një qendër stërvitore prej 27 hektarësh, në Trenno Park. /Lajmi.net/