Milan me ofertë zyrtare për Ibrahimovic, ja kur pritet përgjigja

Topi është në anën e Zlatan Ibrahimovic, pasi që Milani raportoi se ofroi një marrëveshje gjashtë mujore me një mundësi për të zgjatur kontratën për një vit shtesë, me vlerë totale 6 milion euro.

Sport

21/11/2019 10:57

38-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi LA Galaxy në dhjetor dhe një rikthim në Milano duket shumë i mundshëm, pas raporteve për kontaktin e vendosur midis lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit.

Tani varet nga suedezi me nënshtetëse që të bëjë zgjedhjen e tij, dhe Gazzetta dello Sport pretendon se Milani ka ofruar të paguajë superyllin 6 mln euro nëse ai qëndron për 18 muaj, përcjell lajmi.net.

Është sugjeruar më parë se Ibrahimovic do të dëshironte 1 milion euro në muaj, por Milan duket i përgatitur për t’i ofruar atij një të tretën e kësaj.

Marrëveshja fillestare e ofruar nga drejtori sportiv Zvonomir Boban për agjentin e lojtarit Mino Raiola thuhet se është një kontratë gjashtë mujore. Përmes telefonit, Zlatan i ka thënë Boban se do të vendosë për të ardhmen e tij brenda disa javësh.

Milano këtë fundjavë pret Napolin, teksa renditen në pozitën e 14-të pas 12 ndeshjeve. /Lajmi.net/