Milan me mungesë të madhe ndaj Genoas

Gianluigi Donnarumma do të mungojë në ndeshjen që skuadra e tij e zhvillon kundër Genoas në fundjavë, në kuadër të javës së 26-të të Serie A.

Sport

26/02/2020 16:40

Portieri u lëndua gjatë ndeshjes kundër Fiorentinas në vikendin që lamë pas, pas një dueli me Fredericho Chiesan, me ç’rast lëndoi kyçin e këmbës së majtë.

Duke pasur parasysh se lëndimi i tij është ende i forte, Stefano Pioli duhet t’i bëjë llogaritë pa portierin i cili është titullar i padiskutueshëm te Rossonerët.

Në këtë takim, Pioli pritet të startojë me gardianin tjetër, Asmir Begovic, i cili pritet ta mbajë mbi supe përgjegjësinë e numrit një në portë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sport, Donnarumma do të mungojë edhe në ndeshjen kthyese të Kupës e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet mesjavën e ardhshme.

Marrë parasysh ndikimin që 21-vjeçari ka në skuadër, mungesa e tij konsiderohet një hendikep i madh për ish-kampionët italianë. /Lajmi.net/