Milan mbeten të interesuar për mesfushorin e Marseille

Milani është ende i etur për nënshkrimin e mesfushorit të Marseille, Boubacar Kamara - sipas Calcio Mercato.

Sport

18/10/2021 15:19

‘Rossonerët’ kanë ndjekur zhvillimin e 21-vjeçarit gjatë viteve të fundit dhe mund të zyrtarizojnë interesin e tyre në 2022.

Milani po shikon Kamara si një zëvendësim të mundshëm për Franck Kessie, i cili është lidhur fort me një largim nga San Siro.

Francezi ka zhvilluar 131 paraqitje për Marseillen dhe ka realizuar katër gola. /Lajmi.net