Milan lufton deri në fund, e kalon edhe pengesën e quajtur Verona

Milan ka marrë edhe tri pikë të reja në Serie A. Skuadra e Stefano Pioli ka arritur të marrë fitore 1:2, në një ndeshje ku vuajti mjaft shumë, shkruan lajmi.net. ‘Rossoneri’ kaluan në epërsi herët në minutën e 9’, me autogolin e shënuar nga Miguel Veloso. Megjithatë, reagimi i Verona erdhi 10 minuta më vonë,…

Sport

16/10/2022 22:41

Milan ka marrë edhe tri pikë të reja në Serie A.

Skuadra e Stefano Pioli ka arritur të marrë fitore 1:2, në një ndeshje ku vuajti mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

‘Rossoneri’ kaluan në epërsi herët në minutën e 9’, me autogolin e shënuar nga Miguel Veloso.

Megjithatë, reagimi i Verona erdhi 10 minuta më vonë, me golin e shënuar nga Gunter.

Në pjesën e dytë, Milan ishte skuadra që pati iniciativën, por goli vonoi.

Ishte minuta e 81’ ajo që gjeti Sandro Tonalin në një pozitë të volitshme. Italiani nuk lëshoi mundësinë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:2. Goli i Tonali vulosi fatin e takimit.

Me fitoren e regjistruar sonte, Milan shkon në 23 pikë për pozitën e tretë dhe ka një pikë më pak sesa Atalanta e tri më pak sesa Napoli.

Verona mbetet në vetëm 5 pikë dhe është në pozitën e 18. /Lajmi.net/