Milan – Liverpool: Formacionet e mundshme të skuadrave

E gjithë vëmendja sonte shkon në ‘San Siro’, në ndeshjen që luhet mes Milan dhe Liverpool.

Sport

07/12/2021 11:31

Skuadra e Milan kërkon të kalojë fazën e grupeve në Champions League pas një kohe shumë të gjatë mungese.

Ndeshja ku kërkohet fitorja do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por jo e pamundur, pasur parasysh se Liverpool luan sa për prestigj, pasi ka blinduar pozitën e parë.

Në këtë ndeshje, Klopp pritet t’iu jap minuta emrave si Philips, Oxlade Chamberlain e Morton.

Milan në anën tjetër pritet t’i ketë më të mirët në formacionin startues. Lajmi.net ua përcjell më poshtë formacionet e mundshme të këtyre dy skuadrave, për ndeshjen që luhet sonte.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Theo; Tonali, Kessie; Messias, Diaz, Krunic; Ibrahimovic

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Thiago, Morton, Oxlade-Chamberlain; Salah, Origi, Mane /Lajmi.net/