Milan kthehet te fitorja, mposht Torinon

Milan është kthyer në rrugën e fitoreve, duke mposhtur skuadrën e Torinos.

Sport

17/02/2020 22:41

Në kuadër të xhiros së 24-të, Milan ka arkëtuar tri pikë të reja në Serie A, me fitoren 1:0 kundër Torino, shkruan lajmi.net.

Ishte kroati Ante Rebic që përsëri u shfaq në skenë, duke vendosur fatin e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 25’.

Gjithçka erdhi pas një asistimi të mirë të Samuel Castillejo, të cili kroati e dërgoi në rrjetën e kundërshtarit.

Me këtë fitore, Milan ngritët në 35 pikë, për pozitën e tetë në tabelë. Vlen të shtohet se kjo fitore vjen për Milan pas dy xhirove pa fitore.

Torino në anën tjetër mbetet me 27 pikë në pozitën e 14-të në klasifikimin e Serie A. /Lajmi.net/