Milan kopjon Ronaldon

Për të luftuar lëndimet e shpeshta muskulore, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që nga edicioni i ardhshëm të përdorimin trajtimin krioterapik, që tashmë një kohë të gjatë është përdorur nga Cristiano Ronaldo.

Sport

22/05/2015 12:51

Milan ka vendosur të kopjojë yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Për të luftuar lëndimet e shpeshta muskulore, drejtuesit e klubit italian kanë vendosur që nga edicioni i ardhshëm të përdorimin trajtimin krioterapik, që tashmë një kohë të gjatë ka qenë mënyrë e trajtimit të yllit portugez.

Milan ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon dhe trajneri Filippo Inzaghi i fajësoi ato për rezultatet e dobëta të ekipit.

Por, duket se ata e kanë gjetur zgjidhjen dhe mbetet t’i shohim rezultatet në edicionin e ardhshëm.