Milan konfirmon shkallën e lëndimit të Ibrahimovic

Dje çdo tifozë i Milanit ishte në ethe për shkak të lëndimit të Zlatan Ibrahimovic.

Sport

26/05/2020 12:25

Fillimisht, u raportua për një lëndim të rëndë i cili do ta detyronte atë ta humbiste pjesën e mbetur të sezonit – dhe pse jo, ta përfundojë karrierën më herë seç është pritur.

Këtë mëngjes, sulmuesi suedez kishte shkuar në klinikën private Milanese Columbus, i shoqëruar nga mjeku i klubit Mazzoni, për teste të metejshme, transmeton lajmi.net.

Para pak minutash rezultatet kanë arritur dhe ashpërsia e një dëmtimi të muskujve mbetet, por jo aq rëndë sa për të humbur sezonin.

Nuk dihet ende koha e rikuperimit të plotë. /Lajmi.net/