Milan kompleton dy përforcimet e radhës

AC Milan ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.

Sport

31/08/2021 14:22

Skuadra italiane ka shtuar në radhët e veta edhe dy futbollistë kualitativ, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan zyrtarisht ka nënshkruarë me mefushorin Yacine Adli nga Bordeaux.

Adli do të qëndrojë në Francë si i huazuar edhe për një sezon dhe do të bashkohet me ‘Rossonerët’ sezonin e ardhshëm.

Në anën tjetër gjiganti italian ka kompletuar gjithashtu transferimin e talentin Chaka Traore nga Parma.

Traore tashmë ka kryer testet mjekësore me ekipin e ri dhe akordi mes dy klubeve është arritur. /Lajmi.net/