Milan kërkon Rafinhan

Milan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha.

Merkato

19/08/2015 10:05

Milan ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha.

Sipas “Sky Sport Italia”, “Rossonerët” kanë identifikuar Rafinhan si përforcimin e duhur në ekipin e trajnerit Sinisa Mihajlovic.

Mirëpo, gjiganti katalan vështirë se do të pranojë largimin e futbollistit i cili ka depërtuar mirë në skuadrën e trajnerit Luis Enrique.

Milan kërkon një mesfushor për të kompletuar grupin për sezonin e ri në Serie A që do të fillojë në fundjavë.